AVR | mosha 12-18

Çmimi:15€ | Kohëzgjatja: 12.07.2021- 23.07.2021

EON Reality është një platformë e hapur e cila mbështet përmbajtjen e Realitetit Virtual  dhe të Përzier si dhe lejon nxënësit dhe mësuesit të krijojnë, ngarkojnë dhe ndajnë përmbajtjen e tyre. Duke krijuar një komunitet bashkëpunues të burimeve arsimore globale në formatin 3D 2D dhe 360 shkallë, objektivi kryesor i këtij trajnimi është që nxënësit përmes aseteve në 3D dhe 360  shkallë në formatin e realitetit virtual  të kuptojnë dhe të mësojnë në formë te animuar të gjitha objektet që na rrethojnë duke përfshirë të gjitha fushat shkencore dhe natyrore. Më interesimin e tyre, nxënësit mund të krijojnë lojëra dhe pamje virtuale duke përdorur softuerë perkatës si UNITY etj.

Pas përfundimit të trajnimit nxënësit do të jenë në gjendje të:

– krijojnë animacione në formatin 3D dhe 360 shkallë.

– i prezentojnë punimet e tyre në syzet virtuale që përkrahë platforma jonë.

– krijojnë ndonjë prezentim mbi objektet 3D varësisht prej fushës që atyre ju intereson.

– editojnë një 3D asset.

– editojnë fotografi në 360 shkallë dhe krijojnë një ngjarje mbi një fotografi.

– bëjnë ndërlidhjen dhe bartjen e asseteve ekzistuese në platformë dhe i ripërdorin ato.

Disa nga temat të cilat do të diskutohen përgjatë trajnimit janë:

Hyrje në Realitetin Virtual

Prezantimi i platformës dhe veglave

Krijimi i një asseti në 3D

Krijimi i një asseti 360 shkallë

Importimi i asseteve nga jashtë platformës

Testimi i syzeve në realitetin virtual dhe të përzier

Identifikimi i pajisjeve shtesë qe ndërlidhen me platformën

 

Secila njësi e zhvilluar do të shoqërohet me ushtrime praktike në mënyrë  që nxënësit të shohin funksionimin e AVR nga afër.