UBT Junior Hub është një program që përfshin aktivitete argëtuese dhe edukative për fëmijët e moshës 6-11 vjeç dhe të rinjtë e moshës 12-18 vjeç. Ne synojmë të krijojmë përvoja të përmirësuara të të mësuarit që i ndihmojnë nxënësit në të gjithë botën të zhvillohen personalisht dhe profesionalisht dhe që pasurojnë mundësitë e tyre në të ardhmen.
Çdo nxënës që bëhet pjesë e UBT Junior Hub meriton të rrisë vetëbesimin, të përmirësojë aftësitë e tij të komunikimit, të kënaqet dhe të përfundoj eksperiencën në Junior Hub duke u larguar me kujtime të bukura dhe miqësi të qëndrueshme. Të gjitha materialet mësimore për kurset tona janë krijuar nga një ekip akademik me përvojë dhe rishikohen në përputhje me kërkesat e nxënësve dhe grupeve të fokusit.
Mësuesit tanë ofrojnë orë mësimore të rëndësishme dhe tërheqëse të cilat i sfidojnë nxënësit në një mënyrë mbështetëse.