PowerPoint dhe Animacionet | mosha 12-18

Çmimi:10€ | :

Trajnimi ka të bëjë me përshatajen e programit për nevoja të shfrytëzuesve dhe me krijimin dhe shtimin e efekteve të animacionit për objekte, forma dhe për tekste në kuader të prezantimeve. Për më tëper, gjatë trajnimit nxënësit do të mësojnë edhe prezentimin online si dhe krijimin e një video filmi nga prezantimi ekzistues. Nxënësit poashtu do të mësojnë editimin e videofilmave, fotografive dhe bëjnë ndërlidhjen me platformën Office 365. Trajnimi do të mnbahet në kuader të UBT dhe do të jete interaktiv ku nxenesit do të krijojnë një prezantim duke u bazuar ne shabllonin ekzitues si dhe do të krijojnë prezantime duke u bazuar në dokumete të formatuara paraprakisht. Po ashtu do të punohet edhe Microsoft Sway qe eshte aplikacion i Office 365 që parashihet se do të zëvendësoj MS Power Point në të ardhmen.

Pas përfundimit të trajnimit nxënësit do të jenë në gjendje të:

– krijojnë animacione në Power Point

– mbajnë prezentime online me Power Point

– editojnë video

– editojnë fotografi

– ndërlidhen me Office365