Robotikë | mosha 12-18

Çmimi:15€ | Kohëzgjatja: 12.07.2021 - 23.07.2021

Ne dëgjojmë gjatë gjithë kohës që Robotët do të integrohen në jetën tonë kudo; qoftë në spitale, fabrika, banka apo në industrinë bujqësore. Por a nuk jemi tashmë të rrethuar prej tyre? Çfarë e bën lavatriçen të rrotullohet? Çfarë e bën dritën në frigorifer të ndizet dhe iRobot të ndryshojë drejtimin kur përballet me një mur? Kuptimi i logjikës së brendshme të Robotëve që kemi tashmë do të na ndihmojë të krijojmë Robotët e nesërm. Kurrikula zhvillohet duke përdorur një metodë të të mësuarit të bazuar në projekte.

Në kursin tonë, fëmijët do të mësojnë të kodojnë Robotët 3D virtualë. Ashtu si duke përdorur një imitues fluturimi, fëmija juaj do të ketë shumë argëtim duke koduar Robotët për të leviz në labirinte të ndryshme 3D ndërsa mëson bazat e mekanikës, fizikës dhe inxhinierisë.

Pas përfundimit të trajnimit nxënësit do të jenë në gjendje të:

– kuptojnë bazat e robotikës, algoritmet, etj me ndihmën e një shumëllojshmërie të aktiviteteve praktike

–  zhvillojnë aftësi të rëndësishme si zgjidhja e problemeve, vëmendja ndaj detajeve, durimi dhe korrigjimi i gabimeve.

Disa nga temat të cilat do të diskutohen përgjatë trajnimit janë:

Hyrje ne Robotikë
Aplikimi i robotave
Simulatoret e Robotave
Antonomia e Robotave
Senor dhe Aktuatoret
Levizja e robotave
Anatomia e robotëve
Kibernetika dhe kontrolli
Simulim
Ndërveprimi robot me robot