AVR | mosha 6-11
Çmimi:15€ | :
EON Reality është një platformë e hapur e cila mbështet përmbajtjen e Realitetit Virtual dhe të Përzier si dhe lejon nxënësit dhe mësuesit të krijojnë, ngarkojnë dhe ndajnë përmbajtjen e tyre. Duke krijuar një komunitet bashkëpunues të burimeve arsimore globale në formatin 3D 2D dhe 360 shkallë, objektivi kryesor i këtij trajnimi është që nxënësit përmes aseteve në 3D dhe 360 shkallë në formatin e realitetit virtual të kuptojnë dhe të mësojnë në formë te animuar të gjitha objektet që na rrethojnë duke përfshirë të gjitha fushat shkencore dhe natyrore. Më interesimin e tyre, nxënësit mund të krijojnë lojëra dhe pamje virtuale duke përdorur softuerë perkatës si UNITY etj.
Pas përfundimit të trajnimit nxënësit do të jenë në gjendje të:
– krijojnë animacione në formatin 3D dhe 360 shkallë.
– i prezentojnë punimet e tyre në syzet virtuale që përkrahë platforma jonë.
– krijojnë ndonjë prezentim mbi objektet 3D varësisht prej fushës që atyre ju intereson.
– editojnë një 3D asset.
– editojnë fotografi në 360 shkallë dhe krijojnë një ngjarje mbi një fotografi.
– bëjnë ndërlidhjen dhe bartjen e asseteve ekzistuese në platformë dhe i ripërdorin ato.
Disa nga temat të cilat do të diskutohen përgjatë trajnimit janë:
Hyrje në Realitetin Virtual
Prezantimi i platformës dhe veglave
Krijimi i një asseti në 3D
Krijimi i një asseti 360 shkallë
Importimi i asseteve nga jashtë platformës
Testimi i syzeve në realitetin virtual dhe të përzier
Identifikimi i pajisjeve shtesë qe ndërlidhen me platformën
Secila njësi e zhvilluar do të shoqërohet me ushtrime praktike në mënyrë që nxënësit të shohin funksionimin e AVR nga afër.