Të Menduarit Kritik | mosha 6-11
Çmimi:10€ | :
Mendimi kritik është një ndër aftësitë më të rëndësishme të shekullit XXI. Idetë e reja dhe inovative si dhe aftësia e zgjidhjeve të problemeve po konsiderohen gjithnjë e më tepër si cilësi thelbësore për një qasje të suksesshme në çdo sferë të jetës. Mirëpo, natyrisht që mendimtarët kritik nuk bëhen brenda natës sepse ky është nje proces i vazhdueshëm i cili duhet të nise qysh në fazat e hershme të fëmijërisë dhe të kultivohet gjatë pergjate viteve pa ndalur.
Në këtë rrafsh, ne kemi dizajnuar një trajnim specifikisht për zhvillimin e mendimit kritik tek fëmijët. Ky trajnim u ofron atyre një mundësi të përfshirjes në një ambient ku përballen me mësime, aktivitete sfiduese, lojëra dhe situata të ndryshme bashkëvepruese përmes së cilave ata do të mësohen se si t’i shohin gjërat prej këndeve të ndryshme, me sy kritik, analitik dhe mendjehapur. Pika e fortë e këtij trajnimi konsiderohet të jete të mesuarit duke vepruar (learning by doing) ku fëmijët do të kenë mundësi të reflektojnë mbi çdo fazë të trajnimit, gjë e cila u mundëson atyre një përfshirje të aftësive më komplekse të të menduarit. Reflektimi në mënyre kritike për përvojat dhe proceset e nxënies dhe marrja e vendimeve efektive duke shmangur shqyrtimin e njëanshem të një çeshtje, vënien në dyshim të dëshmive që nuk përputhen me idetë e tyre, arsyetimin subjektiv dhe jo ate objektiv apo të logjikshëm dhe mosmbështetjen e deklaratave me dëshmi do të jene objektivat kryesore të ketij trajnimi.
Pas përfundimit të trajnimit nxënësit do të jenë në gjendje të:
– u qasen situatave të ndryshme me mendje të hapur dhe fleksibilitet duke shmangur njëanshmërinë.
– gjejnë dhe të japin argumente logjike për të mbeshtetur idetë e tyre.
– demonstrojnë përfshirje më të madhe dhe të pavarur në të gjitha sferat e jetës.
– parashtrojnë pyetje relevante bazuar në kërsherine, vrojtimin e tyre dhe ndërlidhjen e gjërave.
– bashkëveprojnë me të tjerët në mënyrë efektive.
Trajnimi planifikohet të ndahet në dy faza
Faza e parë përbëhet nga 5 module: Analiza, Vlerësimi, Arsyeshmëria, Zgjidhja e problemeve dhe Marrja e vendimit të cilat do të transmetohen përmes aktiviteteve të ndryshme të adaptuara përkitazi me këtë grupmoshë.
Faza e dytë ka për qëllim përforcimin e këtyre aftësive dhe shfaqjen e njohurive të përfituara nga faza e parë përmes produkteve finale nga projektet e ndryshme në të cilat pjesëmarrësit do të punojnë.