Pikturë dhe Vizatim | mosha 12-18

Çmimi:10€ | Kohëzgjatja: 28.06.2021- 09.07.2021

Piktura është praktikë e aplikimit të ngjyres në një sipërfaqe të ngurtë, si psh pëlhurë, mur, dru, xham, letër etj. Mediumi zakonisht aplikohet me një brushë, mund të përdoren edhe paisje të tjera si shpatulla, thika, spray etj. Puna përfundimtare quhet pikturë.

Do të diskutojmë dhe studiojmë teorinë e ngjyrave, formën dhe përmbajtjen e piktures, përspektivën, strukturën kompozicionale dhe marrëdhëniet e balancimit. Do të studiojmë dhe hulumtojmë stile dhe levizje kryesore në kontekstin historik, sidomos lëvizjet kryesore të shekullit 20. Shpresa është që nxënësit të përdorin këtë qasje globale për të zhvilluar një sy kritik në vlersimin e pikturës bashkëkohore. Prezentime, kritika, biseda në grupe dhe individuale do të jepen gjatë gjithë trajnimit. Nxënesit do të njihen me brusha dhe pëlhura si dhe mjete të ndryshme për pikturim.

Nxenesit do të mësojnë vetitë e vlerës në pikturë dhe vizatim, do tu jepet inkurajim, kritikë konstruktive dhe këshilla teknike.

Nxënesit do të mësojnë vetitë estetike, emocionale dhe hapësinore të ngjyrave të ndryshme dhe si ti përziejnë ato. Si rezultat, pas përfudnimit të trajnimit, presim nga nxënësit qe jo vetëm të dinë të bejnë dallimin mes teknikave dhe mënyres së punëes, por edhe si duhet të ekspozohen dhe si duhet të orientohen në temat dhe konceptet që ata të punojnë dhe hulumtojnë.

 

Pas përfundimit të trajnimit nxënësit do të jenë në gjendje të:

– krijojnë vepra arti në pikturë dhe vizatim.

– ndjekin prezentime për punën krijuese.

– ekspozojnë punën e tyre.

– zhvillojnë kreativitetin dhe fokusin në punë.

– bashkëbisedojnë me moshatarët e tyre dhe shprehin idetë e tyre.

 

Disa nga temat të cilat do të diskutohen përgjatë trajnimit janë:

Hyrje në pikturë

Parapërgatitje për workshopin

Teknikat e pikturës

Secila njësi e zhvilluar do të shoqërohet me ushtrime praktike në mënyrë  që nxënësit të mund të ekspozojnë punën e tyre para të tjerëve.