Programim | mosha 6-11

Çmimi:15€ | Kohëzgjatja: 12.07.2021- 23.07.2021

Trajnimi ka të bëjë me njohjen e nxënësve me programim dhe përdorimin e programimit në zhvillimin e projekteve. Nxënësve do t’iu transmetohen disa njohuri themelore rreth programimit, duke marrë parasysh se grup mosha e synuar është shumë e re.

Trajnimi ka për qellim njoftimin e nxënësve me bazën e programimit, përdorimin e platformave për programim, përdorimin e ngjarjeve ne programim, përdorimin e kushteve, përdorimin e unazave, përdorimin e platformës ne zhvillimin e detyrave qe kanë të bëjnë me implementimin e unazave dhe kushteve duke përdorur opsionet që ofron platforma në vizatimin e figurave gjeometrike .

Në fund të kursit do të zhvillojnë projekt grupor në programim duke përdorur njohurit që kanë fituar gjatë trajnimit.

 

Pas përfundimit të trajnimit nxënësit do të jenë në gjendje të:

– flasin për origjinën e programimit

– kuptojnë bazat themelore të programimit

– diskutojnë për kushtet në programim

– kenë njohuri për unazat në programim

– dinë për ngjarjet (events) në programim

– zhvillojnë  një projekt në programim

– organizohen në grup

 

Disa nga temat të cilat do të diskutohen përgjatë trajnimit janë:

Sequencing

Events

Loops

Nested Loops

Conditionals

If/Else with Bee

Harvesting with Conditionals

Binary

Digital Citizenship

End of Course Project