Sporti | mosha 6-11

Çmimi:10€ | Kohëzgjatja: 19.07.2021 - 30.07.2021

Trajnimi ka të bëjë me njohjen e nxënësve me pingpongun si një lojë argëtuese të dobishme si nga aspekti shoqëror ashtu edhe sportiv. Nxënësve do t’iu ipen disa njohuri themelore rreth lojës së pingpongut, si dhe do të njihen me rekuizitat themelore të pingpongut: si raketa, topi, tavolina, rrjeta. Nga aspekti edukativ nxënësve do t’iu shpjegohen qëndrimi themelor në pingpong, lëvizjet elementare me top dhe pa top, mbajtja e raketës si dhe goditjet me forhend dhe me bekhend. Po ashtu do t’iu mësohen goditjet themelore, nga aspekti teknik, si dhe goditjet kryesore ofensive dhe defensive. Do t’iu shpjegohen dhe demonstrohen shkurtimisht disa nga rregullat kryesore të pingpongut. Në fund të trajnimit do t’iu organizohet një garë në formë turneu, ku nxënësit do të luajnë por, edhe do të luajnë rolin e gjyqtarit.

 

Pas përfundimit të trajnimit nxënësit do të jenë në gjendje të:

– flasin për origjinën e lojës së pingpongut

– mbajnë drejtë raketën e pingpongut

– dallojnë pingpongun nga sportet tjera me raketë

– mësojnë informatat themelore për pingpongun

– kryejnë goditjet themelore me forhend

– kryejnë goditjet themelore me bekhend

– kryejnë shërbimin

– dallojnë goditjet ofensive nga ato defensive

– dinë disa rregulla themelore të lojës së pingpongut

– luajnë dhe të referojnë një lojë të pingpongut

 

Disa nga temat të cilat do të diskutohen përgjatë trajnimit janë:

Historiku i pingpongut

Qëndrimi themelor në pingpong

Lëvizjet e këmbëve pa top dhe me top

Kapja dhe mbajtja e raketës

Goditja drajv me forhend

Goditja drajv me bekhend

Goditja pimple

Shërbimi

Rregullat e lojës së pingpongut

Garë në formë të turneut