Pikturë dhe Vizatim | mosha 6-11

Çmimi:10€ | Kohëzgjatja: 28.06.2021- 09.07.2021

Piktura është praktikë e aplikimit të ngjyrës në një sipërfaqe të ngurtë, si p.sh pëlhurë, mur, dru, xham, letër etj. Mediumi zakonisht aplikohet me një brushë por mund të përdoren edhe paisje të tjera si shpatulla, thika, spray etj. Puna përfundimtare quhet një pikturë.

Në këtë trajnim do të diskutojmë dhe studiojmë, në mënyrë sa më të thjeshtë, teorinë e ngjyrave, formën dhe përmbajtjen e pikturës, perspektiven, strukturën kompozicionale dhe marrëdhëniet e balancimit.  Prezentime, kritika, biseda ne grupe dhe individuale do të ofrohen gjatë gjithë trajnimit. Nxënësit do të njihen me brusha dhe pëlhura si dhe mjete të ndryshme për pikturim.

Nxenesit do të mësojne vetitë e vlerës në pikturë dhe vizatim, do të u ofrohet inkurajim, kritikë konstruktive dhe këshilla teknike.  Nxënësit do të mësojnë vetitë estetike të ngjyrave të ndryshme dhe si të i përziejn ato.

 

Pas përfundimit të trajnimit nxënësit do të jenë në gjendje të:

– krijojnë vepra arti në pikturë dhe vizatim.

– ndjekin prezentime për punën krijuese.

– ekspozojnë punën e tyre.

– zhvillojnë kreativitetin dhe fokusin në punë.

– bashkëbisedojnë me moshatarët e tyre dhe shprehin idetë e tyre.

 

Disa nga temat të cilat do të diskutohen përgjatë trajnimit janë:

Hyrje në pikturë

Parapërgatitje për workshopin

Teknikat e pikturës

Secila njësi e zhvilluar do të shoqërohet me ushtrime praktike në mënyrë  që nxënësit të mund të ekspozojnë punën e tyre para të tjerëve.