Programim | mosha 12-18

Çmimi:15€ | Kohëzgjatja: 12.07.2021- 23.07.2021

Fokusi i këtij trajnimi është të i ofrojë nxënësve një njohuri bazike dhe të avancuara të koncepteve të programimit kompjuterik duke përdorur/shfrytëzuar gjuhën e programimit Java. Nxënësit  do të fitojnë diturinë dhe shkathtësinë në analizimin e problemeve dhe zhvillimin/përpilimin e algoritmeve dhe programeve kompjuterike përmes ushtrimeve praktike, ligjëratave, demonstrimeve dhe shembujve. Nxënësit  që e përfundojnë me sukses  trajnimin pritet të fitojnë njohuri të nevojshme për ndërtimin e aplikacioneve të avancuara softuerike duke përdorur gjuhën programuese Java.

Pas përfundimit të trajnimit nxënësit do të jenë në gjendje të:

– familjarizohen me sintaksën themelore dhe semantikën e gjuhës programuese Java

– kuptojnë konceptet e klasave dhe të objekteve

– dallojnë llojet e të dhënave primitive dhe joprimitive

– zbatojnë vendimet duke përdorur IF deklaratat

– identifikojnë dhe korrigjojnë gabimet sintaksore dhe logjike në programe të shkurtra

– shpjegojnë konceptet dhe përdorin objektet (instancat, interface-at, polimorfizmin, mbingarkimin) për të zgjidhur probleme

– shpjegojnë se si trajtohen ‘përjashtimet’ (Exceptions)

Disa nga temat të cilat do të diskutohen përgjatë trajnimit janë:

Basics of Java
Class, Object, and Types of Classes
Variables, Constants, and Literals
OOPs Concepts
Encapsulation
Inheritance
Polymorphism
Abstraction
Exception Handling in Java
Collections Framework