
Programim | mosha 12-18
Çmimi:15€ | :
Fokusi i këtij trajnimi është të i ofrojë nxënësve një njohuri bazike dhe të avancuara të koncepteve të programimit kompjuterik duke përdorur/shfrytëzuar gjuhën e programimit Java. Nxënësit do të fitojnë diturinë dhe shkathtësinë në analizimin e problemeve dhe zhvillimin/përpilimin e algoritmeve dhe programeve kompjuterike përmes ushtrimeve praktike, ligjëratave, demonstrimeve dhe shembujve. Nxënësit që e përfundojnë me sukses trajnimin pritet të fitojnë njohuri të nevojshme për ndërtimin e aplikacioneve të avancuara softuerike duke përdorur gjuhën programuese Java.
Pas përfundimit të trajnimit nxënësit do të jenë në gjendje të:
– familjarizohen me sintaksën themelore dhe semantikën e gjuhës programuese Java
– kuptojnë konceptet e klasave dhe të objekteve
– dallojnë llojet e të dhënave primitive dhe joprimitive
– zbatojnë vendimet duke përdorur IF deklaratat
– identifikojnë dhe korrigjojnë gabimet sintaksore dhe logjike në programe të shkurtra
– shpjegojnë konceptet dhe përdorin objektet (instancat, interface-at, polimorfizmin, mbingarkimin) për të zgjidhur probleme
– shpjegojnë se si trajtohen ‘përjashtimet’ (Exceptions)
Disa nga temat të cilat do të diskutohen përgjatë trajnimit janë:
| Basics of Java |
| Class, Object, and Types of Classes |
| Variables, Constants, and Literals |
| OOPs Concepts |
| Encapsulation |
| Inheritance |
| Polymorphism |
| Abstraction |
| Exception Handling in Java |
| Collections Framework |