Sporti | age 12-18
Çmimi:10€ | :
Trajnimi ka të bëjë me njohjen e nxënësve me badmintonin si një lojë argëtuese të dobishme si nga aspekti shoqëror ashtu edhe sportiv. Nxënësve do t’iu ipen disa njohuri themelore rreth lojës së badmintonit, duke marrë parasysh se ky sport është i ri dhe i panjohur sa duhet në Kosovë. Do të njihen me rekuizitat themelore të badmintonit: si raketa, flutura (shuttle) rrjeta. Nxënësit do të njihen me qëndrimin themelor në badminton, lëvizjet elementare me flutur dhe pa të, mbajtja e raketës si dhe goditjet poshtë dorës dhe goditjet sipër dorës me forehand dhe me backhand. Po ashtu do t’iu mësohen goditjet themelore, nga aspekti teknik, si dhe disa lëvizje taktike, si t’i përdorin goditjet teknike në situata të caktuara. Po ashtu do të njihen edhe me disa elemente të metodikës së të mësuarit të elementeve teknike dhe taktike. Do t’iu shpjegohen dhe demonstrohen shkurtimisht disa nga rregullat kryesore të badmintonit në njëshe dhe në dyshe (çifte). Në fund të kursit do t’iu organizohet një garë në formë turneu individual dhe në çifte, ku nxënësit përveç se do të luajnë edhe do të referojnë ndeshjet e kolegëve të tyre.
Pas përfundimit të trajnimit nxënësit do të jenë në gjendje të:
– flasin për origjinën e lojës së badmintonit
– dallojnë badmintonin nga sportet tjera me raketë
– mësojnë fillet e lojës së badmintonit
– kryejnë goditjet themelore me forehand
– kryejnë goditjet themelore me backhend
– kryejnë shërbimin
– dallojnë goditjet nga lartë nga ato nga poshtë
– dinë disa rregulla themelore të lojës së badmintonit
– dinë të organizojnë dhe të referojnë një lojë të badmintonit
Disa nga temat të cilat do të diskutohen përgjatë trajnimit janë:
Qëndrimi themelor në badminton |
Kapja dhe mbajtja e raketës |
Goditja drive me forehand, poshtë dorës |
Goditja drive me backhand, poshtë dorës |
Goditja ‘slice’ |
Shërbimi |
Loja në dyshe (çifte) |
Goditja ‘smash’ |
Regullat e lojës së pingpongut |
Garë në formë të turneut |